Sapo u promovua kënga, por Meti merr vëmendje e shumë pëlqime

May 21, 2026


Nëse do të kërkonim vargjet dhe këngët më të bukura dedikuar nënës, vështirë se do të mund t’i veçonim, sepse çdo këngë për nënën mbart ndjenja të veçanta dhe emocione të papërshkrueshme.

Megjithatë, projekti më i ri i këngëtarit Muhamet Bërbatovci, me titull “Malli për nënën”, po tërheq vëmendje të madhe që në ditët e para të publikimit.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, ndërsa klikimet dhe reagimet pozitive në rrjetet sociale po rriten çdo ditë. Me tekst emocionues dhe interpretim të ndjerë, Meti ka arritur të prekë zemrat e shumë dëgjuesve, sidomos ata që ndodhen larg familjes dhe e përjetojnë mallin për nënën.

Kujtojmë se Muhamet Bërbatovci kohëve të fundit nuk po ndalet së sjelluri projekte muzikore që po pëlqehen nga publiku, duke u shndërruar në një nga këngëtarët më të kërkuar në ahengje familjare, dasma dhe mbrëmje muzikore në diasporë dhe trojet shqiptare.




Source link