A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon RAPORTET me ish-banorët: Kur jemi hasur në rrugë… – Lajme Big Brother Vip

May 20, 2026


“Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan”

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini. Këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, ka folur për ish-banorët më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë plot emocione dhe momente spontane, ai ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV 5, marrëdhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale.

Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas daljes nga programi, ndryshimet që ka përjetuar në përditshmëri dhe vëmendjen e madhe që ka marrë nga publiku. Ai tregoi se periudha pas Big Brother VIP Albania ka qenë intensive, mes projekteve të reja, rikthimit në muzikë dhe përshtatjes me një realitet krejt ndryshe nga ai që la para hyrjes në shtëpi.

“Ke fituar më shumë ti apo Selin?”/ Miri për ish-banorët e BBV 5: Mateo, Rogerti…

I pyetur nëse ka takuar ndonjë nga ish-banorët pas daljes, por edhe Selin, Miri u përgjigj:

“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh”.

I pyetur ‘nëse Selin dhe Miri do të ishin të ftuar të dy në emision, a do të vinte ai?’, ish-banori u përgjigj:

“S’e kam problem. Unë të thashë. S’e kam problem asnjë gjë. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë atje, por kontaktet jashtë Big-ut patjetër që i kam me miqtë e mi”.

Po marrëdhënia e tij me Rogertin, si vazhdon jashtë shtëpisë?

“Nuk është se vazhdoj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar”, tha këngëtari i njohur.



Source link