“Nuk e meriton të quhet nënë”, Harbeni përplaset ashpër me të ëmën për pronën: Ik, mu zhduk! (Video)

March 8, 2026


“Më kanë ngrënë shpirtin gjithë jetën. Duan që të më marrin edhe atë pronë që kam. Jo nënë me qenë, por perëndia me qenë, unë atë pronë do e marr”, kështu është shprehur në spotin prezantues të rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Harbeni.

Në këtë 8 Mars, e cila është dita e gruas dhe nënës, Harbeni ka sjellë nënë e tij Nazmijen, edhe pse dashuria që ndjen për të mund të jetë e pafundme, gjuha e përdoru kundrejt saj është tejet e ashpër.

Ai shprehet se nuk i thërret më “nënë”, pasi shprehet se i ka shitur pronën.

Harbeni: Unë e kam sjellë këtë këtu, sepse nuk e meriton që të quhet nënë. Nga 2023, unë i kam zbuluar të gjitha gjërat që i ka bërë prapakrahëve.

Eni Çobani: Është e rëndë kjo që sapo the!

Nazmija: Jam nënë për t’u sjellë këtu unë?! Nuk jam nënë për t’u sjellë këtu!

Harbeni: Ik ulu atje. Kjo më ka shitur pronën. Në vitin 1992 mua më është dhënë 300 metra tokë…

Eni Çobani: Mirë nënën nuk e shikon fare në sy?!

Nazmija: Nuk të njoh fare. Nuk të jap pronë. Ik, nuk të njoh fare. Çfarë djali je ti?! Ti nuk ke turp. Ik, ik!

Harbeni: Mos më prek me dorë.

Nazmija: Ik, mu zhduk.

/tvklan.al



Source link