“Unë nuk e miratova këtë”, Katy Perry kritikon Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj
2
SHBA- Këngëtarja Katy Perry ka kritikuar shtëpinë e bardhë për përdorimin e këngës së saj “Firework”, në një video të ushtrisë amerikane të publikuar në rrjetet sociale.
Videoja shoqërohej me shënimin “Irani është paralajmëruar”, postim i cili arriti menjëherë mbi 6 milionë shikime.
Përmes një deklarate publike në rrjetin social X, artistja u shpreh e zemëruar për përdorimin e paautorizuar të muzikës së saj, duke theksuar se kjo këngë është krijuar si një himn shprese e force të brendshme për njerëzit në momentet e tyre më të errëta.
“Unë nuk e miratova këtë, nuk më pyetën dhe absolutisht nuk e miratoj”, pohoi këngëtarja.
Arti nuk duhet të përdoret si mjet për luftën u shpreh ajo ndërsa Trump po përballet me kritika për komunkimin publik rreth luftës me Iranin.