Aksident tragjik ne vend/ Humbin jeten 2 femije, nje ne gjendje te rende – Lajme Big Brother Vip

May 3, 2026


Ka shkuar në dy numri i fëmijëve që janë aksidentuar për vdekje sot në Durrës, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë.

Një automjet tip Benz ML që lëvizte me shpejtësi ka aksidentuar tre fëmijë që po luanin në lagjen 15 të qytetit të Durrësit.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas.

Një i tretë është në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur makinën dhe është larguar.



Source link