Vdes në moshën 29-vjeçare influencuesi Liam Fitzgerald pas një aksidenti me motor – Ora Info
Influencuesi amerikan Liam Fitzgerald ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare pas një aksidenti me motor më 30 tetor.
Fitzgerald jetonte në Miami dhe publikonte përmbajtje për fitnesin dhe motivimin. Ai kishte rreth një milion ndjekës në Instagram dhe mbi 350 mijë në TikTok.
Familjarët e kujtuan si një njeri energjik dhe me zemër të madhe. Partnerja e tij, Jamie Lynn Rinaldi, tha se çifti ishte ribashkuar pak para aksidentit.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë publike.