Një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Tepelenës, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm që ka tronditur banorët e fshatit Majkosh.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë rënë në kontakt me një mjet shpërthyes të mbetur i pashpërthyer, dyshohet i mbetur nga periudha të mëparshme.
Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar plagosje të rënda tek të dy personat, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, pasi gjendja e tyre shëndetësore raportohet kritike.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Zona është rrethuar për arsye sigurie, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ka shkaktuar alarm në komunitetin lokal.