“Motër, amaneti ka shku në vend, fëmijët s’do t’ia lëmë në dorë askujt”

April 21, 2026


Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Lidhur me këtë çështje, në Frontal në T7, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

‘’Unë kisha dashtë me i thanë që, shpirti yt të prehet në paqe dhe lehtë, amaneti ka shku në vend, dhe shumë shpejt edhe fëmijët do na bashkohen në mesin ton. Ata të cilët i ka dashtë shumë, asnjëherë nuk do të ia lëmë në dorë dikujt tjetër’’, ka thënë ai në T7.






Source link