Pas përfundimit të BBVIP, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon: “Ai është…”

April 20, 2026


Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, Sara Hoxha, drejtuesja e projektit, falënderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te Ledion Liço.

Dua të falënderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë.”

Marrëdhënia mes Sarës dhe Ledionit mbetet e paqartë publikisht. Prej kohësh ka pasur aludime për një ndarje, por nuk ka pasur as konfirmim dhe as mohim nga ana e tyre.

Gjatë finales së këtij sezoni të “Big Brother VIP”, Ledioni u surprizua nga stafi përmes një video-mesazhi nga nëna dhe fëmijët e tij. I emocionuar, ai falënderoi publikisht Sarën, duke u shprehur:

Kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur më janë tharë lotët. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën.”



Source link