Po flitet se është me Elijonën, por ja ku është saktësisht Klodi i “BBVK”
22
Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, dy finalistët Elijona dhe Klodi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve mbi një lidhje të mundshme mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë që zërat për një marrëdhënie mes dyshes janë shtuar, Elijona aktualisht ndodhet në pushime në Egjipt. Nga ana tjetër, Klodi ka zgjedhur të qëndrojë në Prishtinë, ku ka publikuar disa fotografi nga jeta e përditshme.
Ky kontrast i vendndodhjeve të tyre ka mjaftuar që ndjekësit të ngrenë pyetje mbi raportin real mes tyre, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka komentuar në mënyrë zyrtare mbi situatën.