Edhe një “çift” në Ferma VIP? Adioni lë të dashurën jashtë dhe afrohet me Fabjolën
1
Një tjetër dinamikë e fortë po zhvillohet brenda spektaklit “Ferma VIP”, ku marrëdhëniet mes banorëve po marrin kthesa të papritura.
Adioni ka pranuar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, emrin e së cilës ka zgjedhur të mos e bëjë publik, duke shtuar se marrëdhënia e tyre kishte pasur krisje edhe para hyrjes në fermë.
Megjithatë, brenda në spektakël ai duket se ka nisur një afrim të dukshëm me Fabjolën, gjë që nuk ka kaluar pa u komentuar nga publiku.
A është kjo një strategji loje apo një lidhje që po lind realisht? Mbetet për t’u parë në vazhdim.