“Pa ujë gjatë orarit të pasdites deri të mërkurë”, Ujësjellësi Kanalizime paralajmëron: Ndërpritet në këto vende

April 20, 2026


Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Vlorë, e cila do të ndodhë ditën e martë, më 21 prill, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Ndërhyrja lidhet me procesin e lidhjes së rrjetit të ri me atë ekzistues dhe pritet të ndikojë në disa zona të qytetit, veçanërisht në pjesën bregdetare.

Njoftimi i plotë:

Ditën e martë, më 21 prill, në qytetin e Vlorës do të kryhen punime për lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues në disa zona, përfshirë rrugët “Pelivan Leskaj”, “Riza Salati” dhe segmentet e “Transballkanikes”, si dhe lagjet “10 Korriku”, “24 Maji” dhe “Kushtrimi”.

Si pasojë e ndërhyrjeve, do të bëhet stakim i detyruar i stacionit kryesor, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën bregdetare, përfshirë “Ujin e Ftohtë”, “Lungomaren”, “10 Korrikun”, “Kalanë” dhe “Jonufrën”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë orëve të pasdites. Furnizimi pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimin e përkohshëm.



Source link