Situata mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” po bëhet gjithnjë e më e komplikuar dhe e tensionuar.
Pasi Vanesa sakrifikoi lidhjen e saj jashtë për të ndjekur ndjenjat e saj për Indrin, dhe ky i fundit kërkoi të ishin vetëm miq, duket se edhe kjo “miqësi” ka marrë fund.
Në një video të publikuar së fundmi, dyshja shihet duke bërë një bisedë të ftohtë dhe të drejtpërdrejtë, ku Indri i lëshon një deklaratë të rëndë.
Ai i thotë Vanesës se ajo çfarë ndjen për të është keqardhje.
Gjatë bisedës, Indri shprehet: “Me ty nuk kam asgjë, vetëm keqardhje, për situatën që po të shkaktoj. Nuk ta vë fajin ty, por s’mund t’ja vë as vetes”- thotë ai ndër të tjera.
Nga ana tjetër, Vanesa shihet mjaft e prekur dhe e përhumbur.