Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë 40-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës (EMRI)

April 19, 2026


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Sarandës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë-Gjashtë, ku janë përplasur dy automjete tip “Audi”, me drejtues Erjon Hamzaj, 40 vjeç, dhe drejtuesen tjetër, Albana Kuka, 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari Hamzaj, pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës, është nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Universitar të Tiranës.

Po ashtu, bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Source link