Doli i treti në finalen e BBVA-së, vjen reagimi i parë nga Mateo – Ora Info

April 19, 2026


Mateo ishte një ndër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke u renditur në këtë edicion i treti në finale e madhe.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, finalisti ka folur për emocionet që përjetoi gjatë finales.

Mateo gjatë një prononcimi pas daljes deklaroi se ndonëse nuk fitoi çmimin e madh, ai fitoi dashurinë e publikut.

“Finale, me gjithë emocione, të dridhura, zemra po na dilte nga vendi. Me shpresën për fitore, me shpirt, publiku na solli deri këtu dhe nuk ishte e shkruar ta fitonim. Asnjë lloj pendese unë kam fituar dashurinë”, u shpreh Mateo.

Ndryshe, Selin Bollati ishte konkurrentja e cila u shpall fituese e këtij edicioni të BBVA-së. Ajo ndau finalen me Mirin, Mateon dhe Rogertin.





Source link