Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon.
Gjatë debatit me tone të larta, Klodi paralamëroi Ermionën të mos përmendte të afërmit e tij duke e kërcënuar atë se nëse e bën asaj do t’i fluturojë koka.
“Mos më fol për njerëzit e mi të dashur se do të fluturojë koka po të them!” i është drejtuar Klodi Ermionës.
Shkak i debatit mes dyshes i cili agravoi deri në kërcënime mësohet të jenë bërë komentet e fermeres për takimin e Klodit me partneren e tij në “Ferma Vip 3”, që ka bërë bujë në rrjet.
Ndërkohë video e përplasjes së ashpër po bën xhiron e rrjetit, ndërsa përdorues të shumtë të internetit kërkojnë përjashtimin e menjëhershëm të Klodit nga “Ferma Vip 3”.
Pjesë nga debati:
Ermiona: M*t ti thuaj të dashurës tënde jo mua! Të vjen erë goja mos m’u afro.
Klodi: Me njerëzit e dashur kujdes se të heq kokën të thashë!
Ermiona: Hajde, hë njëherë. Ma hiq kokën.
Klodi: Me njerëzit e dashur mos provoko, piece of shit. Zhduku nga ky vend se s’kemi nevojë për mbeturina si ty, që vijnë në Shqipëri si plehra.
Ermiona: Kush po flet për Shqipërinë, mbylle halen!
Klodi: Mos më fol për njerëzit e mi të dashur se do të fluturojë koka po të them!
Ermiona: Ta shikojmë njëherë se kujt do i fluturojë koka.