Pamjet që shihni tregojnë momentet e para se si ka nisur zjarri në pallatin pranë Farmacia 10 në Tiranë, një ngjarje e rëndë që la në qiell të hapur dhjetëra familje dhe shkaktoi panik te banorët e zonës.
Nga ajo që vërehet në video, dallohet qartë grumbullimi i mbeturinave që qëndronte për një kohë të gjatë jashtë supermarketit, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve. Këto mbeturina dyshohet se kanë qenë një nga faktorët kryesorë që ndikuan në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Ndërkohë, ajo që bie më shumë në sy dhe konsiderohet befasuese është reagimi i një qytetari që ka kaluar pranë vendngjarjes në momentet kur zjarri ishte ende aktiv.
Ai nuk ka treguar asnjë shenjë reagimi apo shqetësimi, por ka vijuar rrugën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Kjo sjellje ngre pikëpyetje mbi ndërgjegjësimin dhe reagimin qytetar në situata emergjente të tilla.