Ledion Liço zbulon njëherë e mirë kush do ta moderojë sezonin e ardhshëm të BBVA – Lajme Big Brother Vip

April 18, 2026


Teksa jemi në ethet e finales së madhe të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, një tjetër pyetje kishte nisur të ngjallte kureshtje te publiku: Kush do t’i besohet moderimi i reality show-t vitin e ardhshëm?

Tashmë nuk ka më vend për dyshime apo aludime në rrjetet sociale, pasi vetë moderatori aktual, Ledion Liço, e ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Ai ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në krye të këtij formati televiziv edhe për edicionin pasardhës.

Në deklaratën e tij të shkurtër për Goca & Gra por mjaft të qartë, Ledioni e ka “vulosur” lajmin duke u shprehur:
“Po, do jem vitin që vjen [në BBV]. Shihemi!”

Ky konfirmim i drejtpërdrejtë i vë kapakun të gjitha thashethemeve dhe tregon se Top Channel do të vazhdojë t’i besojë drejtimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri pikërisht atij, duke premtuar kështu një tjetër sezon të mbushur me emocione dhe surpriza!



Source link