“Të q*** r***, o sh*****”, po na vrisni”, lëndohen deputetët demokratë, Luçiano Boçi niset me urgjencë në spital

April 17, 2026


Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ashtu sikurse dhe në protestat e kaluara u hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë.

Pas këtij akti policia iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës, por dhe me spraj lotsjellës, gjë e cila ka rënduar situatën për qytetarët, por dhe deputetët dhe gazetarët.

Ka qenë deputeti Luçiano Boçi ai i cili ka qenë një prej të lënduarëve, duke akuzuar kryepolicin Skënder Hita dhe efektivët e policisë për këtë akt agresor ndaj tyre.

“Atij drejtorit se dhe ai është ushtar i politikës dhe Krimit. Shpesh i mbrojmë këta se flasim për rrogat e tyre dhe rroat e tyre. por ja këtu i kemni kundër qytetarëve. Sulmuan deputetët dhe gazetarët. Turp të keni, turp të keni, Secili prej kush është fajtor, bashkë me drejtuesit tyre të poshtër që fshihen në reshtin e fundit.

Njerëz të poshtër. Sulm fizik direkt, a e kuptoni apo nu ke kuptoni. Sulm fizim i organizuar kudnër njerëzve dhe deputetëve, dhe kundër gazetarëve”, dëgjohet të thotë ai ndërkohë që protestues të tjerë iu drejtohen efektivëve me fjalë ofenduese dhe duke u thënë “Po na vrisni”.

Ndërkohë që pas përfundimit të fjalës së tij, Boçi është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital.



Source link