Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
“Në radhë të parë dua të them që realisht sot ka pasur shumë brumë në tryezë dhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe bashkarish të ndjekim një hartë veprimesh, do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar te kapaciteti i progresit eksponencial që na ka sjellë bota e teknologjisë për ta çuar vendin në një nivel krejt tjetër.
Te bankat që janë në kushtet e një prapambetje të pajustifikuar digjitale që po vonon ecurinë e sektorit, të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion duke penguar ndërveprimet që lidhen me transaksionet financiare. E rëndësishme po ashtu që në Tiranë në shtator do të arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një startup shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç me duket mua nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studiot arkitekturës botërisht.
Sikundër më shumë gëzim dhe përgjegjësi do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë tekstologji të re të propozuar nga startup në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.
“Ky sektor po bën përpjekje që mungon në sektorin privat, që është përpjekja për ta kuptuar dhe përfituar nga afrimi në BE dhe anëtarësimi në BE. Organizata e krijuar brenda sektorit po bën punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që t’i krijojë sektorit mundësi përfitimi nga fondet e BE duke paraqitur projekte dhe aplikime të besueshme. Ky është shembull fantastik për sektorin privat që është po aq i prapambetur sa bankat për nga digjitalizimi, dhe sektori privat i prapambetur me hapat drejt BE”, shtoi Rama.
“Do kemi forum të përbashkët një herë në katër muaj për problematikat dhe risitë e sektorit dhe për të gjitha piketat që duhen ndryshuar apo shtuar”, tha kreu i qeverisë.
Leave a Reply