Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do piqemi si minjtë në zjarr!

April 15, 2026


Zjarri që përpiu mbrëmjen e të martës në Tiranë, nuk duhet të kalojë me “marrjen e situatës nën kontroll dhe hetimin e shkaqeve”. Pavarëisht se kush e ndezi, pse e ndezi dhe si e ndezi zjarrin, krimineli nuk është ai që e ndezi, por kompania që ndërtoi një pallat që digjet si të jetë lyer me benzinë.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një precedent për të vendosur një vijë të kuqe në cilësinë e ndërtimeve. Lexova reagimin e një inxhinieri kimist, Prof. Dr. Zarif Dervishi. “Jam shprehur prej kohësh në shtypin, komunikime verbale, në shumë takime me drejtues bashkie, se veshja e pallateve me kapotë polistiroli duhet të ndërpritet me urgjencë se përbën rrezik për jetën e banorëve edhe të pallateve ngjitur…! Kjo llojë kapote prej polistiroli prodhohet në vend. Ky lloj polisteroli nuk përdoret as në USA , as në Europë dhe as në vëndet e Azisë e më tej. Polistiroli është njëlloj si një hidrokarbur dhe kur digjet çliron energji të lartë. Djegia vazhdon zinxhir dhe nuk mund të shuhet pasi mbi këto kapota ka shtresë suvatimi dhe uji i zjarrfikseve del jasht loje…”.

Termoizolimi “kapotë”dhe me polisterol të prodhuar në vend, është mënyra dhe materiali më i lirë i mundëshëm. Dhe ndërtuesit përdorin pikërisht këtë. Pa dyshim, çmimet vetëm rriten, nuk bien.

Nuk ështrë rasti i parë. Tek “Komuna e Parisit”, për këtë arsye u dogjën disa apartamente pak muaj më parë. Tek “21 Dhjetori”, të njëtës kompani, i është ndezuar edhe një tjetër pallat më parë.

Të vijmë tek zgjidhja:

Qeveria, përmes institucioneve, duhet të ndërhyje duke ndaluar në mënyrë të prerë, sot, pa pritur nesër, përdorimin e këtyre materialeve. Nuk ka nevojë për shkencë të madhe, as për fonde.Ndërtimet duhet të plotësojnë standarde, që aktualisht nuk përputhen kurrkund me çmimet.

Kishim frikë se mos na sulmon Irani ne? Jo, nuk ka nevojë. Një shkrepëse dhe ia vë flakën gjithë qytetit, që ngjan si një qytet prej kartoni.

Rruga për në BE kalon nga siguria për jetën.

Kur do ta mbyllim këtë Kapitull për Integrimin?



Source link