Shyhrete Behluli emocionohet nga mbesa e saj, momenti që ia kujtoi fëmijërinë – Ora Info
Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga programi shkollor i mbesës së saj, Matinës.
Vajza e djalit të këngëtares është shfaqur e veshur me kostum tradicional shqiptar, në një aktivitet festiv në shkollë, shkruan Indeksonline.
Pamjet duket se kanë zgjuar nostalgji te Shyhretja, e cila krahas fotografisë ka shkruar: “Matina në programin e shkollës ma kujtoj fëmijërinë time.”

Një moment i ëmbël familjar që këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë edhe me publikun e saj.