“Ma mirë në lavanderi se në Galaxy” – Ora Info

November 13, 2026 •


Një deklaratë e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e ish-finalistes Xheneta Fetahu.

E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Kjo deklaratë u interpretua si një thumbim ndaj Xhenetës, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte komentuar për kohën që kalonte në këtë hapësirë.

Megjithatë, Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar. Përmes një postimi në Instastory, ajo ia ka kthyer Zojës me një tjetër thumbim.

“Ma mir nlavanderi se sa Galaxy”, ka shkruar Xheneta, duke bërë një referencë që duket se i drejtohet Vali Corleones.

Në vazhdim, ajo i ka kujtuar Zojës edhe kohën kur kishte qenë opinioniste në televizionin T7 dhe kishte komentuar vazhdimisht lojën e saj.

“Paske harru qe e ke komentu cdo dite nT7 si opinioniste”, ka shkruar ajo.

Xheneta e ka përmbyllur reagimin me ironi, duke iu drejtuar Zojës me fjalët: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”.

Reagimi i saj ka rikthyer vëmendjen te raportet dhe thumbimet mes ish-banoreve dhe konkurrentëve të këtij edicioni të BBVK-së.





Source link