“Kjo është skandaloze” Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës – Ora Info

November 6, 2026 •


Opinionistja Rudina ka kritikuar ashpër banorin Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, lidhur me një deklaratë që ai kishte bërë për Anjezën.

Rudina i tha Nichit se e kishte dëgjuar vetë teksa i ishte drejtuar Anjezës me fjalët se i dashuri i saj mund ta linte.

“E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’. Kjo është skandaloze”, u shpreh Rudina.

Deklarata e opinionistes erdhi pas momentit emocional të Anjezës, e cila kishte përfunduar në lot pasi Nichi kishte përmendur të dashurin e saj gjatë një diskutimi.





Source link