E pëson një nga banorët – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Vetëm 24 orë pas nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, në shtëpi ka mbërritur zarfi i parë i zi, duke sjellë edhe nominimet e para të këtij edicioni.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, tre banorët që hynë të parët në shtëpi, Antoneta Koçi, Arlinda Morina dhe reperi Nichi, u përballën me një vendim të Vëllait të Madh.
Sipas përmbajtjes së zarfit, secili prej tyre duhej të zgjidhte një konkurrent për ta dërguar drejtpërdrejt në televotim deri të hënën.
Arlinda vendosi të nominonte Dionin, ndërsa Antoneta zgjodhi Anjezën. Nga ana tjetër, Nichi dërgoi në televotim Zoja Nushin.
Por surpriza nuk përfundoi me kaq. Vëllai i Madh njoftoi edhe një tjetër rregull që pritet të ndikojë në vazhdimësinë e lojës.
Sipas vendimit, banori që do të marrë më pak vota nga publiku do të përballet me një penalitet të vazhdueshëm, duke qenë automatikisht pjesë e çdo televotimi të ardhshëm.
Kjo do të thotë se njëri prej tre të nominuarve, Dion, Anjeza ose Zoja, do të duhet të përballet vazhdimisht me votën e publikut, në varësi të rezultatit që do të shpallet të hënën.
Vendimi erdhi në spektaklin e parë zyrtar të sezonit të pestë, vetëm një ditë pasi Antoneta, Arlinda dhe Nichi kishin nisur eksperiencën e tyre përpara 18 konkurrentëve të tjerë.
Tashmë, televotimi i parë është hapur dhe mbetet për t’u parë se cili prej tre banorëve do të marrë më pak vota dhe do të përballet me pasojën e vendimit të Vëllait të Madh.