Dua testin e ADN-së për gallatë… – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 9, 2026 •


Historia e Arnold Damazetit dhe Katerina Gogës, të bërë të njohur për publikun përmes emisionit “Për’puthen”, ka njohur zhvillime të shumta. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nga dashuria dhe dëshira për të krijuar një familje, te ndarja, përplasjet publike mbi atësinë e vajzës dhe, së fundmi, një afrim i ri.

Katerina e konfirmoi këtë afrim pak ditë më parë, gjatë intervistës së saj në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon.

Ndërsa në programin e sotëm ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte Arnold Damazeti, i cili tregoi këndvështrimin e tij për gjithë situatën.

Duke folur për testin e ADN-së, Arnoldi tha se dëshiron ende që ai të kryhet, por shtoi se kërkesa e tij shërben edhe për të provokuar Katerinën. “Po e dua testin e ADN-së, më shumë për gallatë, ta bëjmë një test, ta kem… Por edhe këtë e përdor për të acaruar Katerinën, kështu e kemi ne”, u shpreh ai.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një telefonatë e papritur nga Katerina Goga solli një përballje publike mes dy ish-partnerëve.

Arnoldi e pyeti Katerinën: Pse nuk ma ke treguar fytyrën e vajzës, ta shoh si e ka fytyrën? A më ngjan apo nuk më ngjan?!

Katerina iu përgjigj: Po ta kam treguar…

I pyetur më pas se çfarë ndjesish kishte për Katerinën, Arnoldi dha një përgjigje të papritur:

“E urrej Katerinën, ndonjëherë mendoj ta mbys natën…”

Megjithatë, deklarata duket se u bë në kuadër të humorit, pasi edhe Katerina e priti atë duke qeshur.



Source link