3 shenja në prag të një kthese të madhe, mos merrni vendime pa dëgjuar yjet – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 8, 2026 •


Astrologja Esmeralda Petreta ka shpjeguar atmosferën energjetike të ditës, duke u ndalur te ndikimi i Hënës dhe planetëve te 12 shenjat e zodiakut.

Sipas Esmeraldës, Hëna është “bosh” në shenjën e Virgjëreshës, pasi nuk krijon asnjë aspekt me planetët e tjerë. Kjo bën që gjërat të zhvillohen pa një drejtim apo kulmim të qartë. Për shkak se jemi me “bateri në fund” përpara se të formohet Hëna e Re, shumica e njerëzve mund të ndihen mjaft të lodhur.

Shenjat fikse, Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori, duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe durim për shkak të tensionit maksimal mes Marsit dhe Afërditës në Akrep, i cili kulmon më 11. Ndërkohë, Virgjëresha dhe Bricjapi pritet të kalojnë një ditë më të lehtë në përgjithësi.

Parashikimi për 12 shenjat

DashiDitën e fillojnë duke u marrë me punët e prapambetura dhe me gjërat që i kanë zvarritur më parë. Ndoshta nuk kanë energji të lartë, por Hëna te Virgjëresha u jep shtysën për të qenë të rregullt dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme me qetësi. Këshilla: Të fokusohen te mbyllja e punëve dhe jo te nisja e diçkaje të re. Në mbrëmje është mirë t’i shmangin bisedat apo temat e ndjeshme, sepse nuk do të jenë plotësisht të gatshëm t’i çojnë deri në fund. Më mirë t’i shtyjnë pas të shtunës.

DemiNdihen pak më të çlirët se të tjerët dhe kanë dëshirë të merren me fëmijët, pasionet apo hobitë. Janë optimistë dhe ndjejnë se gjërat ecin lehtësisht. Këshilla: Të mos përpiqen të mbajnë anë apo të bëhen gjyqtarë midis njerëzve që do t’u kërkojnë të zgjedhin njërin krah, por ta shtyjnë këtë vendim për më vonë.

BinjakëtShtëpia do të kërkojë shumë vëmendje: pastrimi, rregullimi dhe sistemimi i ambientit vetjak. Sado pak energji të kenë, qoftë edhe 20–30%, mjafton të bëjnë diçka e të mos e lënë krejtësisht. Këshilla: Çdo gjë që shkruajnë ose duan të dërgojnë e publikojnë, ta mendojnë dhe ta lexojnë dy herë për të bërë korrigjimet e nevojshme përpara publikimit.

GaforrjaE ndjejnë ngarkesën e Hënës më shumë se të tjerët, sepse udhëhiqen prej saj, ndaj mund të kenë dëshirë vetëm të qëndrojnë në shtrat. Nëse dikush thotë diçka jo shumë të këndshme, të mos e marrin personalisht. Mund të dalë një shpenzim i paparashikuar familjar ose të ndjejnë se po u kërkohet më shumë se sa mund të japin. Këshilla: Sot thjesht të grumbullojnë informacion dhe vendimet e rëndësishme t’i marrin të nesërmen pas orës 10:15.

LuaniFokusohet te rregullimet e çështjeve praktike, bankare apo kartave. Mund të përballet me vonesa pagesash ose rikthim të blerjeve pasi ndihet i lëkundur në vendime. Në mbrëmje mund të ketë tension pasi dëshiron të dalë, ndërsa familja ka nevojë për praninë e tij në shtëpi. Këshilla: Meqenëse Marsi te Luani është në tension me Afërditën te Akrepi, të bëjë kujdes me tonin e zërit dhe qëndrimin.

VirgjëreshaMe Hënën në shenjën e saj, ndihet shumë energjike, e motivuar dhe e vlerësuar nga të tjerët. Ka përvojën dhe talentin e nevojshëm për të manovruar në situata të paorganizuara ku të tjerët ndihen të humbur, ndaj e ka mjaft të lehtë të triumfojë sot.

PeshorjaE nis ditën ngadalë dhe me qetësi. Personat në pozicione drejtuese apo vendimmarrëse duhet t’i ruajnë idetë e reja për javën e ardhshme dhe t’i përmbahen rutinës ditore pa e lëkundur planin. Mesazhi i prezantueses dhe Esmeraldës: Të shtunën fillon “viti i ri” për Peshoret me ardhjen e Hënës së Re në shenjën e tyre.

AkrepiMëngjesi aktivizon bisedat me miq e grupe, por meqenëse Hëna është bosh, diskutimet nuk çojnë menjëherë në diçka produktive apo me pushtet të plotë. Sidoqoftë, ndihet i mbështetur. Këshilla: Nëse ka përplasje me eprorët apo bashkëpunëtorët, të mos përgjigjet me nxehtësi, pasi në mbrëmje durimi do t’i shkurtohet ndjeshëm.

ShigjetariDo të dëshirojë ta shtyjë punën për më vonë, por nuk do t’i lejohet, sepse vëmendja e të tjerëve është e përqendruar te performanca e tij. Këshilla: Të përveshë mëngët e të punojë, sepse mundësia për sukses është e lartë. Po ashtu, të mos tregohet tepër i sinqertë ose të ndajë sekrete, se mund të pendohet më vonë.

BricjapiKalon një ditë të lehtë ku mund të merret me dokumente, studime apo planifikim udhëtimesh. Mund të mbledhë informacion për çmime e leverdi, por të mos kryejë blerje sot, pasi mund të ndërrojë mendje më vonë. Këshilla: Të mos bëhet garant apo përfaqësues për të tjerët sot, por të fokusohet te plani vetjak.

UjoriDëshiron t’u bëjë qejfin të gjithëve e të ndihmojë shoqërinë, por nuk është dita e duhur për të marrë përsipër barra financiare apo për të firmosur marrëveshje. Këshilla: Më parë të zgjidhë detyrimet vetjake të prapambetura përpara se t’u përkushtohet të tjerëve.

PeshqitMund të ndihen të zhgënjyer nga pavendosmëria ose harrimi i të tjerëve lidhur me planet. Ndaj u duhet të vazhdojnë me planet vetjake pa u mbështetur te të tjerët. Këshilla: Sot vetëm të grumbullojnë informacion; trupi u kërkon pushim, ndaj planifikimet shtesë t’i lënë për javën tjetër.



Source link