Mëngjesin e sotëm është publikuar nga një dorë misterioze një tjetër video intime me protagonist kompozitorin Adrian Hila, i cili performon me dy partnere të tij në studion muzikore, përshtatur si motel. Njëra patnere është
biznesmenia D. B., prezente në shumë lojëra erotike të Adi Hilës, ndërsa tjetra ‘armatoset’ me lodra seksi, duke iu bashkuar dyshes Hila-D.B. Videoja është regjistruar në korrik të vitit të kaluar, ndërsa vendi është i njëjtë, studioja e Adi Hilës.
Në videon e fundit shfaqen prirje biseksualiteti, ku personazhet demostrojnë tërheqje seksuale ndaj të dyja gjinive. Ndërkaq, një burim policor tha se dyshohet se Adi Hilës i janë hakeruar rreth 200 video intime me këngëtare, aktore, biznesmene, vajza të showbizz, ndërsa regjizori ka organizuar edhe seks në grup, duke ftuar miq të tij, këngëtarë, biznesmenë dhe zyrtarë. Të gjithë pjesëmarrësit në raport klasik dhe seks në grup janë regjistruar nga Adi Hila në fshehtësi, pa dijeninë e tyre.