“Nuk janë adoleshentë që ta quajmë thjesht gabim”/ Selin Bollati për videot intime

October 4, 2026 •


Videot intime të personazheve publikë që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet u kthyen në një prej temave kryesore të puntatës së parë të sezonit të ri të “Goca dhe Gra”.

Ori Nebijaj, Ema Andrea, Selin Bollati dhe Orinda Huta diskutuan mbi privatësinë, reagimin e publikut, por edhe përgjegjësinë që, sipas tyre, kanë personat e përfshirë në situata të tilla.

Gjatë debatit, Selin Bollati solli si shembull mënyrën se si u trajtua Beatrix Ramosaj gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Sipas saj, reagimi ndaj këngëtares në atë periudhë ishte shumë i ashpër, duke ngritur kështu çështjen e standardeve të ndryshme që përdoren në raste të ngjashme.

Orinda Huta nuk ishte dakord me këtë krahasim. Ajo argumentoi se fakti që një person është gjykuar apo sulmuar publikisht në të kaluarën nuk do të thotë se e njëjta sjellje duhet të përsëritet ndaj dikujt tjetër.

Bollati sqaroi se qëndrimi i saj nuk ishte që gratë e përfshira në videot private të sulmohen apo të linçohen. Megjithatë, sipas saj, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie ku ekziston një person i tretë, përgjegjësia nuk mund t’i lihet vetëm njërës palë.

“Përgjegjësia duhet të ndahet. Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, por duhet të mbajnë përgjegjësi edhe ato që janë pala e tretë në një marrëdhënie”, u shpreh Selin.

Në vijim të bisedës, ajo përmendi edhe Adrian Hilën, duke zbuluar një informacion që, sipas saj, kishte dëgjuar për marrëdhënien e kompozitorit me bashkëshorten pas ngjarjeve të fundit.

“Kam dëgjuar që bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë pranë në këto momente”, deklaroi ajo.

Orinda Huta ndërhyri duke theksuar se nga jashtë është e pamundur të dihet se çfarë ndodh realisht brenda një martese dhe se çdo çift mund të ketë marrëdhënien dhe dinamikat e veta.

Por Selin kundërshtoi edhe përdorimin e fjalës “gabim” për të përshkruar atë që diskutohej, duke argumentuar se bëhet fjalë për persona në një moshë ku janë të vetëdijshëm për vendimet e tyre.

“E kam dëgjuar shumë që është gabim, por nuk janë në moshën e adoleshencës që ta quash thjesht gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç”, tha Bollati.

Diskutimi vijoi me qëndrime të ndryshme mes moderatoreve, veçanërisht për kufirin mes përgjegjësisë personale dhe të drejtës për privatësi, në një çështje që vazhdon të ketë vëmendje të madhe publike.



Source link