Tetori nis me tensione të forta, disa shenja përballen me të vërteta që nuk mund të fshihen më /Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip
Sot Merkuri futet ne Akrep dhe, perballe Marsit ne Luan, e ben klimen ne marredhenie shume me te nderlikuar. Diskutime, te fshehta, tensione dhe perballje mund te nxjerrin ne siperfaqe pikerisht ato gjera qe deri tani jane mbajtur nen kontroll.
Nderkohe, Aferdita ne Akrep nis ngadalesimin e saj deri ne kthimin retrograd me date 3. Kjo eshte pika ku marredheniet, deshirat dhe çeshtjet e lena pezull fillojne te marrin nje tjeter peshe. E kaluara nuk qendron me aq qete sa dukej.
♈️ Dashi
Debate per shpenzime dhe per projekte qe ngecin ne vend mund ta bejne diten me te tensionuar nga sa prisnit. Megjithate, nje lajm qe vjen ne momentin e duhur mund t’ju shpetoje nga nje pasiguri e madhe dhe te ndryshoje drejtimin e situates.
♉️ Demi
Nje takim i rendesishem vjen me peshe dhe me risk. Ekspozimi i nje çeshtjeje familjare mund te trazoje ekuilibrat ne nje marredhenie personale apo profesionale dhe ajo qe del ne drite veshtire se mund te futet serish ne hije.
♊️ Binjaket
Hena ne shenjen tuaj ju jep optimizem dhe deshire per ta ndryshuar atmosferen e dites. Por nje pune e prishur nga debatet apo nga kundershtaret mund t’ju ndjeke gjate gjithe dites sot dhe neser t’ju mbaje ne nje nervozizem te fshehte.
♋️ Gaforrja
Hena ne Binjake mbart nje plan te fshehte, nje levizje te re ose diçka qe po e pergatitni larg syve te te tjereve. Por pikerisht shpenzimet mund te marrin nje drejtim te pakontrollueshem dhe t’ju detyrojne te rishikoni nje vendim.
♌️ Luani
Marsi ne shenjen tuaj ju jep aq shume fuqi sa te hapni nje diskutim apo edhe nje beteje, por jo domosdoshmerisht fuqine per ta mbyllur. Ne fund, disa gjera mund te mbeten pezull dhe fjalet e pathena te peshojne me shume se ato qe thuhen.
♍️ Virgjeresha
Nje mundesi promovimi ose hapjeje ne nje ambient te ri pune duket qarte. Por acarimi i do jete i forte dhe mendimi absolut mund t’ju çoje drejt nje reagimi autodestruktiv. Sot nje vendim i nxituar mund te prishe diçka qe po fillon te marre forme.
♎️ Peshorja
Hena ne Binjake ju jep mundesi per nje udhetim, nje plan me te lehte ose nje rrugedalje me te zgjuar. Sa me larg provokimeve te qendroni, aq me shume kontroll do te ruani mbi ate qe vjen me pas.
♏️ Akrepi
Aferdita dhe Merkuri ne shenjen tuaj i çojne gjerat drejt nje sqarimi absolut ose drejt vendimeve me karakter shume te prere. Por nderkohe e kaluara fillon t’ju therrase. Diçka eshte lene ne mes dhe tani duket sikur kerkon pergjigjen e vet.
♐️ Shigjetari
Hena ne Binjake ju sjell mundesine e nje bashkepunimi te ri dhe shume pozitiv, edhe pse fillimisht mund te mos e kuptoni sa rendesi ka. Por dyshimet, inatet dhe kundershtaret sot fillojne te hapin vrimat e fitileve. Kujdes me ate qe ndizet pa u dukur.
♑️ Bricjapi
Nje ndryshim kursi behet i nevojshem nese doni te dilni nga ngecja dhe bllokimi ku keni rene. Mbi te gjitha, mos hapni debate per sqarime te medha, sepse nje fjale e thene ne momentin e gabuar mund te sjelle pasoja me te gjata nga sa mendoni.
♒️ Ujori
Sot dhe neser jane shume e bukur per argetim, dalje, flirt dhe per t’u larguar pak nga pesha e perditshmerise. Por behet shume me e veshtire sapo perballeni me çeshtje familjare, pune apo marredhenieje. Aty tensioni ndryshon menjehere ritmin.
♓️ Peshqit
Do te keni nje moment relaksi dhe nje ndryshim pozitiv ne ambientin e shtepise, ndaj mund te merreni me shume me kete pjese te jetes suaj. Por ne ekonomi dhe pune shfaqen pengesa ligjore ose procedurale qe nuk duhen neglizhuar. Diçka kerkon vemendje para se te behet me e nderlikuar.