“Ç’ta mbush mendjen që bashkëshorti nuk të tradhëton?”/ Luizi e vendosi në siklet, ja si u përgjigj Alketa Vejsiu

October 3, 2026 •


Alketa Vejsiu ishte e ftuara e parë e emisionit të ri të Luiz Ejllit, “Live me Luizin”, i cili nisi mbrëmjen e kaluar në Top Channel.

Mes temave të ndryshme të bisedës, Luizi e pyeti moderatoren edhe për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin. Pyetja ishte e drejtpërdrejtë dhe lidhej me besimin brenda martesës.

“Çfarë të mbush mendjen që ky joti nuk të tradhton ty?”, e pyeti Luizi.

“Se kam fare unë këtë shqetësim”, iu përgjigj Alketa.

Kur Luizi e pyeti nëse kjo vinte nga siguria që ajo kishte në vetvete, moderatorja shpjegoi se e shihte ndryshe raportin mes dy njerëzve që kanë ndërtuar një jetë së bashku.

“S’ka të bëjë me sigurinë. Ka të bëjë me një pakt të heshtur që bëjnë dy njerëz kur vendosin të çojnë dy projekte të mëdha bashkë. Dhe projektet më të mëdha janë fëmijët, familja…”, tha Vejsiu.

Alketa tregoi se nuk e kalon kohën duke menduar për mundësinë e një tradhtie, pasi vëmendjen e ka te ajo që ka ndërtuar ndër vite në jetën familjare.

“Nuk kam kohë të rri të mendoj për këtë, kur e kam çdo ditë para syve pikturën e jetës time”, u shpreh ajo.

Në fund, moderatorja e shoqëroi përgjigjen edhe me një vlerësim për veten dhe mënyrën se si e percepton rolin e saj në një marrëdhënie afatgjatë.

“Dhe jo për egoizëm, por mendoj që përmbush të gjitha kriteret për të qenë një grua që mund të qëndrojë gjatë në kohë, si një këngë që nuk del kurrë nga moda”, përfundoi Alketa.

Me këtë përgjigje, Vejsiu e zhvendosi diskutimin nga çështja e xhelozisë te besimi dhe angazhimi që, sipas saj, krijohet mes dy njerëzve kur ndërtojnë së bashku familjen dhe rrisin fëmijët.



Source link