Pas dëshmisë së Eli Farës, vajza e saj reagon me një mesazh të fortë fetar – Ora Info
Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, ka ardhur edhe një reagim nga vajza e saj, Marina Fara.
Marina ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt ngjarjen, por ka ndarë në Instagram një video me mesazh fetar, vetëm pak kohë pasi u raportuan detaje nga dëshmia e nënës së saj në Polici.
Në videon e ripostuar prej saj shfaqen pamje nga Meka, ndërsa mesazhi flet për uljet dhe ngritjet në jetë, largimin e njerëzve dhe besimin te Zoti në momentet e vështira.
“Today you’re high, tomorrow you’re low”, thuhet ndër të tjera në video, ndërsa më tej mesazhi vijon me fjalët: “So when I’m scared, I raise my hands. When I don’t know, I trust His plan” – “Kur kam frikë, ngre duart. Kur nuk di çfarë të bëj, i besoj planit të Tij”.Në një tjetër pjesë të videos thuhet: “I say Ya Allah lead the way, and take another step in faith. I have Allah, I have everything” – një mesazh që vendos theksin te besimi dhe mbështetja te Zoti përballë vështirësive.

Marina nuk ka dhënë ndonjë shpjegim shtesë dhe as nuk e ka lidhur publikisht postimin me situatën e nënës së saj. Megjithatë, koha në të cilën është bërë postimi ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen në të njëjtën ditë kur në media u zbardhën detaje nga dëshmia e Eli Farës.