Paska marrë nuse se jo mahi, nuk do ta besoni se cili qenka profesioni i Eronitës së Bleros – ai s’po guxojka me i ba “dallavere” – Ora Info
Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, ka ndarë një detaj interesant nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here komunikon me ndjekësit dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre rreth jetës private, përditshmërisë dhe angazhimeve të saj.
Së fundmi, Eronita ka hapur një mundësi për pyetje në Instagram, duke i ftuar ndjekësit të ishin kuriozë dhe ta pyesnin për gjëra që nuk i dinin rreth saj.
Një prej pyetjeve që mori kishte të bënte me shkollimin dhe drejtimin që ajo ka zgjedhur të ndjekë gjatë studimeve.
“Çka ke studiuar?”, e ka pyetur një ndjekës.
Përgjigjja e Eronitës ka qenë e shkurtër, por njëkohësisht mjaft interesante.
“Matematikë”, është përgjigjur ajo, duke treguar kështu se fusha e saj e studimeve ka qenë matematika.
Përgjigjja ka ngjallur kureshtje, sidomos duke pasur parasysh se Eronita njihet nga publiku kryesisht si bashkëshortja e këngëtarit Blero dhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë, ajo ka ndarë me ndjekësit një tjetër detaj nga jeta e saj, duke treguar se pas saj qëndron edhe një formim akademik në një fushë që kërkon përkushtim dhe aftësi analitike./ORAinfo/
