Meda e Lulja e bëjnë më së miri trendin e viteve 80-të, shfaqen provokues

September 9, 2026


Të gjithë po i gjenerojnë fotot me AI me trendin e ri të rikthimit në kohë. Këtij trendi i janë bashkuar edhe këngëtari Meda dhe bashkëshortja e tij, Lulja.

Çifti shfaqet me një stil të frymëzuar nga vitet 80-të, ndërsa në fotografitë e publikuara duken mjaft tërheqës.

Pamja e tyre sjell një kombinim të modës së asaj kohe me elemente moderne, shkruan “Kosovarja”.

Meda dhe Lulja kanë zgjedhur të prezantohen në një version më ndryshe përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke iu përshtatur trendit të rikthimit në dekadat e kaluara./Kosovarja





Source link