Hëna e re në Virgjëreshë, astrologia tregon kurthe të mundshme dhe datën kur duhet të jeni të kujdesshëm – Lajme Big Brother Vip
Gjatë programit “Shije Shtëpie” të transmetuar këtë të hënë më 7 shtator, astrologia Chrysanthi Kalogeri sqaroi se ndonëse Hëna e re sjell mundësi për nisma të freskëta, ajo gjithashtu risjell në vëmendje elementë nga e shkuara.
“Kemi një Hënë të re në datën 11 shtator, në shenjën e Virgjëreshës dhe ajo krijon kushte për të bërë fillime të reja në punë, në përditshmëri, në lidhje me pronën. Fenomeni i Hënës së re sjell mundësi për nisje të freskëta, megjithatë, ndikimi i së shkuarës do të jetë i pashmangshëm gjatë kësaj periudhe. Mos firmosni përpara datës 16-17 shtator, sepse gjërat do të kenë një kurth, një kleçkë dhe një paqartësi.” Dashi: Hëna e Re, e cila do të zhvillohet nga data 11 shtator, vendos theksin në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj.
Është thelbësore që çdo projekt apo ndryshim që keni ndërmend të realizoni tani, të jetë i mirëstrukturuar në mendjen tuaj. Kjo vlen veçanërisht për angazhimet dhe iniciativat që lidhen me sferën tuaj profesionale. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni dhe në bisedat që do të bëni me të tjerët, se shumë lehtë mund të krijohen thashetheme dhe keqkuptime. Përveshni mëngët për punë dhe kujdesuni për financat!
Demi: Hëna e Re në shenjën e Virgjëreshës favorizon shumë planet tuaja në lidhje me jetën tuaj emocionale, në lidhje me një projekt tuajin, me pjesën krijuese gjatë punës. Jini të kujdesshëm në sferën financiare dhe duhet të jeni vazhdimisht, sepse mund të shpenzoni më tepër sesa duhet. Sa më të disiplinuar në punë dhe sa më të qarta planet për fillimin e ri në punë. Shumë të fokusuar në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, pasi çështje nga e kaluara mund të dalin në pah.
Binjakët: Fokusi për ju vendoset në shtëpinë dhe familjen tuaj, ku aty mund të bëni një fillim të ri dhe mbase do t’ju duhet të investoni për këtë fillim të ri. Jini të kujdesshëm në mënyrën si i perceptoni gjërat dhe në përditshmërinë dhe në punën tuaj, ku aty mund të krijohen problematika, megjithatë do të keni dhe shanse të mira për të realizuar ato që dëshironi. Takime të papritura, njerëz të rinj, por edhe njerëz nga e kaluara shfaqen. Mos i mbivlerësoni deri nga data 14-15 shtator.
Gaforrja: Jeni të ngarkuar, nervozë dhe të nxituar. Mos merrni vendime të menjëhershme, mos u përgjigjni menjëherë. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në jetën tuaj sociale, mos lini vend për t’u gjendur të ekspozuar. Hëna e re në Virgjëreshë ju ndihmon në përditshmërinë tuaj dhe në marrjen e iniciativave të reja. Në jetën tuaj emocionale, mos i përjetoni gjërat me drama apo shumë të ngarkuar emocionalisht, sepse jeni njerëz emocionalë dhe, duke qenë dhe të ngarkuar, nuk do t’ju lërë që të merrni vendime të qarta dhe të sakta.
Luani: Fokusi tek ju vendoset në sferën financiare, sepse mund t’ju ikin më shumë lekë sesa ju e keni të programuar. Trajtoni me kujdes çështje financiare që lidhen me shtëpinë tuaj ose me pronën. Mund të krijohen dhe disa keqkuptime me bashkëshortin apo një bashkëpunëtor në lidhje me financat, por duhet t’i trajtoni me qetësi dhe të lini kohën që t’i zgjidhë gjërat.
Virgjëresha: Hëna e re, e cila vendoset në shenjën tuaj, vendos theksin në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Tani erdhi momenti të bëni një fillim të ri, duke rishikuar të kaluarën ose duke e lënë pas. Të kujdesshëm në sferën financiare gjatë gjithë kësaj periudhe. Mos bëni lëvizje të rëndësishme financiare gjatë kësaj jave ose bëjini në mënyrë të tillë që të keni qartësi. Do të bëni ndryshime në punë, por nuk është momenti në këtë periudhë dhe në fillim të javës që vjen.
Peshorja: Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës ju do me një profil të ulët, pra pak të tërhequr dhe të veproni më me diplomaci. Mërkuri, i cili kalon në shenjën tuaj më 10 shtator, ju vë në biseda dhe në negociata me të tjerët në lidhje me jetën tuaj emocionale, por edhe në çështje profesionale, për bashkëpunime financiare dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Shumë aktivë do të jeni në jetën tuaj sociale dhe është momenti të organizoni me strategji punën dhe karrierën tuaj.
Akrepi: Në datën 10, Afërdita kalon në shenjën tuaj dhe fillon një periudhë që duhet të fokusoheni tek vetja juaj, të ripërtëriheni dhe të rinovoheni. Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse e kaluara mund të shfaqet dhe, nëse jeni në një lidhje të re, mund të krijohen problematika. Evitoni tendencën e kontrollit që mund të keni ndaj të tjerëve. Mos lejoni askënd t’ju prishë qetësinë dhe kujdes në disa çështje financiare në lidhje me pronën, në lidhje me shtëpinë. Kujdes me bisedat konfidenciale që do të bëni, sepse, duke i besuar dikujt diçka, mund të gjendeni të ekspozuar.
Shigjetari: Mund të bëni një fillim të ri në karrierën dhe punën tuaj, i cili mund të vijë si rezultat i disa bisedave që do të bëni me disa bashkëpunëtorë. Kujdes gjërat në sferën emocionale, disa gjëra mbajini në intimitet dhe planet tuaja emocionale dhe planet tuaja financiare. Kujdes në disa plane financiare që mund të bëni me miq apo me shokë, pasi qëllimet dhe synimet tuaja duhet të jenë sa më të qarta.
Bricjapi: Jeni të favorizuar me Hënën e re dhe mund të zgjidhni disa çështje që ju preokupojnë në lidhje me të ardhmen dhe vendimet që do të merrni në të ardhmen. Kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, komunikoni me takt dhe mos hyni në konflikt. Bisedat që do të bëni me familjarët apo kolegët duhet të jenë sa më të qarta dhe të fokusoheni në anën praktike të zgjidhjes së problemit.
Ujori: Fokusi vendoset në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët. Fillimi i një pune të re apo i një cikli të ri dhe do të keni shanse për bashkëpunime shumë të mira. Do të keni zhvillime në punën dhe në karrierën tuaj, por këto zhvillime mund të hasen përpara disa pengesave në vijim. Prandaj, rishikoni me qetësi të kaluarën dhe zgjidhni problemet që mund të keni.
Peshqit: Jeni përpara disa çështjeve që duhen zgjidhur. Këto çështje kanë filluar që në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Vendoset fokusi te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Erdhi momenti të gjeni një marrëdhënie serioze, e cila të vendoset në baza reale. Mund të shqetësoheni dhe me çështje që kanë të bëjnë me familjen dhe me shtëpinë. Mos u lini vend të tjerëve të ndërhyjnë në planet tuaja.
Mund të bëni një udhëtim jashtë dhe gjërat mund të shkojnë shumë mirë për ju.