Kemi të reja për Ferma VIP 4

September 8, 2026


“Ferma VIP” do të rikthehet me edicionin e katërt dhe tashmë kemi konfirmimin e parë të rëndësishëm për sezonin e ri. Arbana Osmani do të jetë sërish në drejtimin e reality show-t.

Lajmi është bërë i ditur përmes spotit të ri televiziv të Vizion Plus, i cili prezanton sezonin 2026–2027 dhe programet që do të jenë pjesë e tij. Sezoni i ri televiziv nis më 14 shtator.

Pas drejtimit të edicionit të kaluar, Arbana do të vazhdojë kështu rrugëtimin me “Ferma VIP”, duke i dhënë fund pikëpyetjeve të para rreth moderimit të sezonit të katërt. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar konkurrentët që do të hyjnë në fermë dhe as detaje të tjera për formatin e këtij edicioni.

Përveç “Ferma VIP 4”, spoti konfirmon edhe rikthimin e “Albanian’s Got Talent”, ndërsa një prej surprizave të sezonit është rikthimi i Adi Krastës në Vizion Plus pas shumë vitesh. Formati që ai do të drejtojë nuk është bërë ende publik.

Ndryshime do të ketë edhe në programacionin e përditshëm. “7pa5” do të vijë nën moderimin e Brikena Priftit, ndërsa Pranvera Borakaj do të vazhdojë të drejtojë “Quo Vadis”.

Për fansat e “Ferma VIP”, vëmendja tashmë zhvendoset te emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e edicionit të katërt. Deri tani, konfirmimi i madh është ai i Arbana Osmanit, ndërsa pritet që në javët në vijim të zbulohen të tjera detaje për sezonin e ri.



Source link