Surprizëëë!! Moderatorja e Top-Channel shtatzënë për herë të parë

September 7, 2026


Një lajm i bukur vjen nga jeta private e Nevina Shtyllës. VIP Magazine ka zbuluar ekskluzivisht, përmes miqve të saj të afërt, se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël.

E rezervuar për jetën personale, Nevina ka zgjedhur që këtë periudhë të veçantë ta jetojë larg vëmendjes mediatike. Deri tani, ajo nuk e ka bërë publik lajmin, ndërsa detaje të tjera rreth shtatzënisë mbeten private.

Nevina Shtylla është një nga figurat e dashura të ekranit shqiptar, e cila ndër vite ka fituar simpatinë e publikut me natyrshmërinë dhe elegancën e saj.



Source link