Nuk janë 6 deputetë të LDK-së që e çojnë vendin në zgjedhje, këtë e bën Kurti
4
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk janë gjashtë deputetët e LDK-së ata që mund ta çojnë vendin në zgjedhje, duke ia atribuar përgjegjësinë për situatën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk janë gjashtë deputetë të LDK-së që e dërgojnë vendin në zgjedhje. Vendin në zgjedhje e dërgon Albin Kurti. Askush tjetër. Nuk ka mundësi me e dërgu vendin në zgjedhje përpos Albin Kurtit”, tha Bajrami në ‘Rubikon’ të Klan Kosova.
Ajo tha se merr përgjegjësi vetëm për votën dhe veprimet e saj, por jo edhe për deputetët e tjerë të Kuvendit.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk i ka 74 deputetë. Nuk i ka gjashtë deputetë me e çu vendin në zgjedhje. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Hykmete Bajrami merr përgjegjësi në plotni për sjelljet e veta, veprimet dhe votën e vet, por nuk marr përgjegjësi për 119 të tjerët. Nuk marr përgjegjësi për 53 deputetë të zotit Kurti, kur qytetarët ia japin besimin dhe ai ua kthen prapa këtë besim”, ka deklaruar Bajrami.