Emocione në studio! Kushtrimi i propozon për martesë Aurorës
2
Një moment i veçantë ka ndodhur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Gjatë transmetimit direkt, Kushtrimi i ka bërë një propozim për martesë partneres së tij, Aurorës.
Surpriza e la atë krejtësisht të befasuar, pasi nuk po e priste aspak një gjest të tillë romantik në mes të emisionit.
Kushtrimi zbuloi se zgjodhi pikërisht këtë hapësirë televizive për të bërë pyetjen e madhe për një arsye mjaft simbolike: historia e tyre e dashurisë kishte nisur pikërisht brenda ambienteve të Klan Kosovës, duke e bërë ekranin vendin më domethënës për këtë moment.