Arsim Kuçi për dh*nën ndaj të birit: Nuk jam autor i postimeve që po përhapen – Lajme Big Brother Vip

September 7, 2026


Arsim Kuçi, babai i Eduart Kuçit, ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen e rëndë që po bën bujë në rrjet, ku djali i tij shihet duke u sulmuar fizikisht nga Jozefin Marku.

Nëpërmjet një komunikimi të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai konfirmoi se kjo situatë ka shkaktuar tronditje të madhe brenda familjes së tij, duke shtuar se për momentin nuk ndjehet i gatshëm për të dhënë detaje të tjera për opinionin publik.

Për më tepër, ai bëri një sqarim të rëndësishëm duke mohuar çdo lidhje me shkrimet që po shpërndahen në internet, duke theksuar se ato nuk janë publikuar me dijeninë apo nismën e tij personale.

“Ulu në gjunjë, shaje Gjestin”.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.



Source link