Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë – Ora Info

September 6, 2026


një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar në emër të saj, nënës dhe motrës, të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë familjes pas humbjes së rëndë.

Përmes një shkrimi të publikuar në Instagram Story, Xheraldina ka falënderuar të gjithë ata që kanë shkuar për ngushëllime, si dhe personat që u kanë dërguar mesazhe dhe fjalë të mira në këto ditë të vështira për familjen.

Ajo ka theksuar se humbja e Laurentit nuk ka qenë e lehtë për familjen, por as për njerëzit që e kanë njohur dhe kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me të, qoftë edhe për pak minuta.

“Ju falënderoj në emer tem, të mamit edhe të motrës për krejt fjalët e mira që na keni shkru, për juve që jeni ardhë me pa edhe me na lehtësu pak dhimbjen për Lalin. Vdekja e tij nuk ka qenë e lehtë as per neve si familje po as per juve që keni pas mundesinë me nejt me to të pakten 5 minuta se qaq ju ka dasht një njeru me bo për veti me energjinë e tij pozitive”, ka shkruar motra e vlogerit të ndjerë.

“Po shpresoj që keni me kujtu gjithmonë për fjalet e mira edhe veprat e mira që i ka bo. Na tria jemi krenare pa fund me to edhe shpresojmë që shpirti i tij ështe i qetë në paqe bashkë me babin e sa i përket neve na qoftë Zoti durimin edhe forcën me vazhdu jeten pa to”, ka përfunduar ajo.

Vdekja e Laurent Krasniqit tronditi miqtë, ndjekësit dhe shumë prej personave që e kishin njohur, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me dhimbje të madhe edhe në botën e televizionit dhe rrjeteve sociale.

Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa ditë më parë pas një aksidenti tragjik me motor në Llukar të Prishtinës.





Source link