Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së vallëzon me çiftin
1
Sonte është një natë e veçantë për familjen Hamza, pasi Doruntina Hamza, vajza e Bedri Hamzës, i ka dhënë fund beqarisë.
Indeksonline ka siguruar pamje nga dasma e cila po shoqërohet me atmosferë festive. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe babai i saj, Bedri Hamza, i cili është parë duke vallëzuar krah çiftit.
Mbrëmja po shoqërohet me muzikë dhe këngë, ndërsa atmosferën po e ndez këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi.
Indeksonline ju sjell momentin nga festa e veçantë familjare, ku të pranishmit po festojnë krah çiftit të sapomartuar.