Hatixhe Brika, e njohur në rrjet si Hati, ka tërhequr vëmendjen me një postim që lidhet me Joz Markun, në një moment kur këngëtari ndodhet në qendër të zhvillimeve pas incidentit me Edi Kuçin.
Hati ka risjellë një video të vjetër nga një event ku Jozi shihet duke performuar, ndërsa edhe ajo ndodhet mes të pranishmëve dhe kërcen nën tingujt e këngës së tij.
“I bashkohemi trendit”, ka shkruar Hati krahas videos, duke e shoqëruar postimin edhe me emoji të qeshur.
Koha në të cilën është publikuar videoja ka bërë që postimi të interpretohet nga një pjesë e ndjekësve si një formë mbështetjeje publike për Jozin, i cili është ndaluar nga policia në kuadër të hetimeve për incidentin me Edi Kuçin.
Lëvizja e saj nuk është pritur mirë nga të gjithë. Në komentet poshtë videos ka pasur edhe reagime kritike, ndërsa një prej ndjekësve shkruan: “Përkrahësit e dhunës janë zakonisht më të dhunshëm”.