Afrona Dika drejt altarit, zbulon sa ka mbetur deri në dasmë
1
Afrona Dika po përgatitet për një tjetër moment të madh në jetën e saj private. Teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë, këtë të diel ajo ka festuar edhe në atmosferën “bride to be”, e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.
Në pamjet e ndara në Instagram, tavolina është dekoruar me detaje tipike të një feste para dasmës, por ajo që ka zbuluar më shumë është një tabelë me mbishkrimin: “One month until I do”, që lë të kuptohet se Afrona pritet t’i thotë “Po” partnerit të saj rreth një muaj nga tani.
Afrona e kishte mbajtur për muaj me radhë larg publikut lidhjen e re. Fejesa e saj u zbulua fillimisht nga Prive By Liberta Spahiu në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pak ditë më vonë ajo e konfirmoi vetë publikisht, duke treguar se partneri nuk është person publik dhe se dëshiron ta mbrojë marrëdhënien nga ekspozimi mediatik. Në të njëjtin prononcim, ajo kishte konfirmuar gjithashtu se në planet e çiftit ishte edhe martesa.
Më 9 gusht, Afrona dha edhe lajmin se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë për herë të parë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për të.
Edhe pas këtij njoftimi, ajo ka vazhduar të mos e zbulojë identitetin e partnerit.
Tashmë, fotografia e fundit duket se jep edhe afatin e parë konkret për dasmën: nëse mbishkrimi është literal, ceremonia pritet të zhvillohet në fillim të tetorit.
Detajet e tjera për ditën e madhe, megjithatë, Afrona ende nuk i ka bërë publike.
