Rrotullohet një veturë në Bardhosh të Prishtinës, intervenon policia
1
Një veturë është vetaksidentuar sot, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Aksidenti ndodhi çaste më parë në fshatin Bardhosh, raporton IndeksOnline.
Drejtuesi i veturës duket se ka humbur kontrollin mbi të, duke u rrotulluar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit.
Rastit i janë përgjigjur edhe ekipet mjekësore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: