“Faji është i …” – Kape Lajmin
Përplasja fizike mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të shkaktojë reagime në rrjet, ndërsa së fundmi për ngjarjen ka reaguar edhe reperi G-Bani.
Përmes një postimi në Instagram, G-Bani ka komentuar konfliktin dhe deklaratat e mëparshme të Edit ndaj Jozit, duke kritikuar mënyrën se si është zhvilluar përplasja mes tyre.
“Pabesi nuk është me marrë hak për nanë, motër dhe komb…”, shkruan G-Bani, duke vijuar me kritikat ndaj Edit për deklaratat që ai kishte bërë pas incidentit të Jozit me Gjestin në “Big Brother VIP Albania 4”.
G-Bani i referohet edhe deklaratave të forta që Edi kishte bërë në atë periudhë, duke pretenduar se situata nuk ishte mbyllur me kërkim faljeje, por kishte vijuar me ofendime.
Në një tjetër pjesë të reagimit, ai shkruan: “I thonë një fjalë, nuk lahet mt me shrr”, ndërsa më tej shprehet se, sipas tij, “faji është i yoti”.
Megjithatë, në fund të mesazhit, G-Bani bën thirrje që kjo situatë të mos shndërrohet në përplasje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Leni kombat dhe ekstremistat e internetit që duan me t’shty në urrejtje me shqiptarët e Shqipnisë. Jemi vëllezër”, përfundon ai.
Reagimi vjen pas publikimit të disa videove nga përplasja mes Jozit dhe Edit, ndërsa ende vijojnë reagimet e personazheve të njohur lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që çuan në konflikt.