Policia merr në pyetje Edi Kuçin pas incidentit me Jozin – Ora Info

September 4, 2026


Edi Kuçi, ish-banori i Big Brother i cili ishte kryetemë e ditëve të fundit pasi u rrah nga Jozefin Marku dhe një grup personash, është intervistuar sot pasdite nga Policia e Kosovës.

Kjo erdhi pas veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore e Pejës që gjatë ditës kërkoi arrestimin e Jozit.

Përkatësisht prokurori kujdestar me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj tij në drejtim të veprës “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi.

“Po mund ta konfirmojë që është intervistuar sot”, tha Nikqi.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara së sot nga gazeta online Reporteri.net shihen momente të rënda të përleshjes, ku Edi shihet i rrahur keq, i kërkon Jozit të ndalojë. Megjithatë, përleshja vazhdon edhe për disa momente.

Aty shihet se këngëtari nga Shqipëria i doli në pritë Kuçit, bashkë me disa persona tjerë, disa prej tyre të maskuar, dhe e sulmuan fizikisht kosovarin i cili po udhëtonte me veturë dhe u ndalua nga një pjesëtari i bandës që mbante një shenjë “STOP” të Policisë shqiptare.

Vetë Edi kishte publikuar më herët një fragment të përleshjes në InstaStory, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”.





Source link