DJ Gimbo në zl: Mesazhi prekës për gjyshen që u nda nga jeta – Lajme Big Brother Vip
DJ Gimbo u ka përcjellë ndjekësve të tij një ngjarje mjaft të hidhur.
Artisti ka bërë të ditur se gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga vetë reperi nëpërmjet rrjeteve sociale, konkretisht në një postim në Instagram Story, ku krahas njoftimit zyrtar të vdekjes, ai ka përcjellë edhe dhimbjen për këtë humbje.
Duke shoqëruar fjalët e tij me emoji të duarve në shenjë lutjeje, ai shkroi: “Shpirti në paqe gjyshe”.
Ceremonia e varrimit është caktuar të mbahet sot, më 2 shtator, duke filluar nga ora 16:00 në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.
Në këto çaste trishtimi, i përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta DJ Gimbos dhe gjithë familjes së tij.
