Dikur nuk flisnin me njëra-tjetrën, kjo është artistja që mori pjesë në dasmën e Kidës
33
Dikur raporti mes Kidës dhe Dafina Zeqirit ishte i krisur, ndërsa për një periudhë ato nuk kishin marrëdhëniet më të mira.
Megjithatë, me kalimin e kohës duket se gjithçka ka mbetur pas dhe dy këngëtaret kanë rregulluar raportet mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Këtë e dëshmon edhe prania e Dafinës në dasmën madhështore të Kidës, e cila u organizua në Romë.
Dafina Zeqiri ka udhëtuar deri në kryeqytetin italian për ta nderuar Kidën në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.
