Aurora dhe Kushtrimi nisin pushimet pak para dasmës, në tetor pritet të kurorëzojnë dashurinë
6
Aurora Rrusta dhe Kushtrimi Kelani duket se po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, pak para një prej momenteve më të rëndësishme në jetën e tyre.
Çifti, i cili u bë i njohur për publikun nga Big Brother VIP Kosova 4, kanë nisur pushimet para dasmës, ndërsa prej kohësh në media është raportuar se dyshja pritet të martohet në muajin tetor, shkruan Indeksonline.
Sipas raportimeve të bëra më herët, Aurora dhe Kushtrimi tashmë kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e martesës dhe dasma e tyre pritet të zhvillohet në fillim të tetorit.
Ndërkohë, para se të hyjnë në atmosferën e dasmës, çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë të qeta së bashku, duke shijuar pushimet dhe kohën larg angazhimeve.
Aurora dhe Kushtrimi e nisën historinë e tyre të dashurisë pas përfundimit të BBVK4, ku lidhja e tyre po lulëzon çdo ditë e më shumë.
Tashmë, vëmendja është te muaji tetor, kur sipas raportimeve mediatike, dyshja pritet t’i thotë “PO” njëri-tjetrit dhe ta kurorëzojë dashurinë me martesë.